Ish-ministri i Drejtësisë dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Abelard Tahiri, ka thënë se partia e tij ka qenë dhe është qendra e gravitetit të shtetit të Kosovës.
Sipas Tahirit, PDK-ja është ideja e zhvillimit që përhapet vazhdimisht e materializohet aktivisht.
“PDK-ja ka qenë dhe është qendra e gravitetit të shtetit të Kosovës. PDK-ja është ideja e zhvillimit që përhapet vazhdimisht e materializohet aktivisht. Ky është mesazhi që po marrim dhe zotimi që po japim çdo kund dhe ndaj çdo kujt anekënd vendit. Tashmë është e qartë se jo vetëm oferta më e mirë politike për rimëkëmbje, por edhe besimi i plotë e i pa lëkundur në vizionin dhe agjendën shtet ndertuese të PDK-së, e kanë bërë diferencën që do ta shohim me 14 shkurt. Së bashku, do ta rimëkëmbim Kosovën”, ka shkruar Tahiri./Insajder.org