×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tahiri: Me gjuhën si të Besnik Bislimit, mora kërcënime për vrasje ndaj gruas dhe fëmijëve të mi

    Insajderi
    10 November 2022 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se për shkak të retorikës së Vetëvendosjes ka marrë kërcënime në shtëpi nga një vrasës.

    ‘’Në foltore ofendohemi me fjalë më të rënda nga zëvendëskryeministri e ministrja e drejtësisë. Jemi njerëz dhe ofendimet e tilla nuk i tolerojmë. Për punën e shurdhuesve nuk e kam thënë dhe po ua them tash. Me punën e shurdhuesve që ju po e përmendi unë kam marrë kërcënim që e kam denoncu në polici. Kërcënim në gru dhe fëmijë. Policia vjen më raport ku thotë e kemi indentifiku personin që ju ka kërcënu është në vuajtje të dënimit në Podgoricë për organizimin e një vrasje. Ai më shkruan nga burgu për punën e shurdhuesve. Janë armë që janë ble për sigurimin e kryeministrit në atë kohë e që s’ka lidhje me mu. Me këtë retorikë që na kërcënoni edhe fëmijët dhe gratë, s’kemi me ju duru’’, u shpreh Tahiri.

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi akuzoi Abelard Tahirin se me sjellje ‘prej banditi’ e kërcënoi mbrapa foltores.

    “Deputeti Abelard Tahiri nga kjo foltore nxori një sërë akuzash për ministren Albulena Haxhiu. Ndërsa, pasi u ndal mikrofoni në stilin e një banditi që vendos shurdhues në armën e tij, u kthye nga unë dhe shprehur një serë kërcënimesh të cilat më pas i shoqëroi me të shara e fyerje”, deklaroi ai.

    Tutje, ai i bëri thirrje Prokurorisë që të merret me këtë rast.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark