×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Me pakon e reformave shtetërore kemi ndalë punësimin me të njohshëm

    Insajderi
    10 February 2021 - 23:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet i AAK-së, Besnik Tahiri ka treguar për punën që ka bërë në qeverinë aktuale dhe në qeverinë Haradinaj.

    Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se një ndër arritjet më të mëdha të Kosovës në administratën publike është miratimi në Kuvend i pakos së reformave shtetërore.

    Ai ka bërë me dije se më këto reforma shtetërore kanë ndalur punësimin më të njohshëm.

    Postimi i plotë i Tahirit:

    Gjatë punës time në Qeveri, si në kapacitet të zëvendëskryeministrit të parë, po ashtu të shefit të reformave shtetërore, një ndër arritjet më të mëdha të Kosovës në administratën publike dhe në reformat shtetërore është miratimi në Kuvend i pakos së reformave shtetërore.

    Me këtë pako, ne kemi ndalë punësimin me të njohshëm. Ne, sot kemi vërtetuar se askush nuk mund të hyjë më një librezë partie në punë, por secili duhet t’i nënshtrohet konkursit të mbyllur përmes Ligjit për Zyrtarët Publikë.

    Po ashtu, me këtë iniciativë, në këtë pako të reformave, pas një periudhe të gjatë kohore 10-vjeçare, e kemi miratuar Ligjin për Paga, ligj i cili asnjëherë nuk është marrë për t’u shtyrë përpara, ligj i cili ka kaluar të gjitha procedurat e konsultimit dhe ka kaluar në Kuvend. Fatkeqësisht me vendim të Gjykatës Kushtetuese, disa nene të cilat nuk kanë qenë të propozuara nga unë, por kanë qenë të propozuara nga Kuvendi, Gjykata i ka hedhur poshtë.

    Megjithatë, ligji është gati, ligji është aty dhe me këtë ligj të gjithë Policët do të kenë paga mbi 700 euro; të gjithë specialistët do të kenë paga mbi 1,200 euro; të gjithë zjarrfikësit dhe të gjithë zyrtarët publikë do të kenë përgjithmonë një tretman të veçantë. Dhe mbi të gjitha, kemi ndalë padrejtësinë më të madhe, pabarazinë, që dikush të ketë pagë mijëra eurosh, e ai që kryen punë dhe ballafaqohet me qytetarët të ketë pagën më të ulët të mundshme.

    Kjo vërteton seriozitetin, përkushtimin e Qeverisë Haradinaj dhe të ekipit tim në krijimin e barazisë dhe krijimin e kushteve për zyrtarët publikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark