Besnik Tahiri, ka përmbyllur ditën e javës me të rinjtë e Prishtinës, me një diskutim joformal.
Kandidati për deputet i AAK-së, ka thënë se duhet të punojnë më shumë për të krijuar një klimë të shëndoshë ku i riu është protagonist.
“Kënaqësi e veçantë të mbylli ditën e fundit të kësaj jave me të rinjtë në Prishtinë. E, veçmas me një diskutim më joformal, ashtu siç i ka hije kryeqytetit. Të punojmë shumë që të krijojmë klimë të shëndoshë dhe familjare, duke u bazuar në arsye dhe dashamirësi, ku i riu është protagonist”.
“Mision të përbashkët ta kemi zhvillimin e shoqërisë përmes edukimit të të rinjve, që është fokusi jonë. Angazhimi dhe përkushtimi ynë i përgjithshëm për të rinjtë është dhurata më e mirë për qytetarët dhe vendin. #BesnikTahiri5🖐, #RamushHaradinajPresident, #AleancapërArdhmërinëeKosovës135”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook. Insajderi.org