Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Tahiri, ka takuar të rinjtë e Gjakovës dhe Gllogjanit.
Tahiri ka thënë se rinia është energjia dhe forca për të punuar në ndërtimin e një të ardhme.
“Sonte, në Gjakovë pata një bashkëbisedim të hapur me të rinjë të Gjakovës e Gllogjanit. Në takim ju thash se rinia është energjia dhe forca për të punuar në ndërtimin e një të ardhme, ku të rinjtë te kanë mundësi të shprehin talentin dhe pofesionalizmin e tyre. Ky do të jetë vizioni dhe angazhimi ynë”, ka shkruar Tahiri.
Tahiri në listën e AAK-së mban numrin 5.