×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tahiri numëron 10 problemet që i shkaktoi vendimi i MAShT

    Insajderi
    08 September 2023 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Grupi Parlamentar i AAK-së ka organizuar sot tryezën ku është diskutuar çështja e vendimit të MASHT për librat ose siç kanë thënë ata “dështimit të Qeverisë në sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit”.

    Shefi i grupit parlamentar Besnik Tahiri në një postim në ‘Facebook” ka thënë se diskutimi i ka nxjerrë 10 probleme të shkaktuara nga vendimi i MASHT.

    Sipas Tahirit deri më tani rreth 30% deri në 60% e nxënësve në ditën e tetë të fillimit të shkollës nuk janë pajisur me librat.

    Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e deputetit të AAK’së.

    1. Vendimi i Qeverisë konsiderohet i jashtëligjshëm, i pa konsultuar me institucionet e arsimit primar, që janë përgjegjëse në ofrimin e shërbimeve, që shteti ua ka deleguar t’i ushtrojnë deri në fund. Është vendim i cili e ka çrregulluar një sistem të ofrimit të teksteve mësimore që garantohen me ligj;

    2. Pabarazia sociale në institucion publik në mes të varfërve dhe të pasurve, për shkak se të pasurit i gjejnë më shpejt librat, ndërsa të varfrit që e kanë të garantuar prej shtetit t’i marrin librat, nuk i kanë;

    3. Prej 30% deri në 60% e nxënësve, sot në ditën e tetë, nuk i kanë librat. Kjo varion prej 30% deri në 60%;

    4. Aplikimet online kanë shpërfaqur mos informim të qytetarëve, mundësitë e manipulimit të buxhetit të Kosovës të aplikimit të dyfishtë, të atyre që janë në diasporë dhe keqpërdorim të të dhënave personale të cilat mbrohen me ligjin në fuqi;

    5. Librat e vjetër janë të papërdorshme. Librat që janë pronë e një nxënësi merren dhe kthehen te dikush tjetër, por që nuk janë të përdorshme;

    6. Buxheti prej 50 euro për tekste dhe 30 euro për fletore e gjësende tjera, nuk mjafton;

    7. Ngarkesa që po i behet buxhetit të konsoliduar të Kosovës – së paku është dyfishuar kostoja buxhetore që shteti e paguan për këtë çështje;

    8. Është shtuar kostoja financiare dhe kohore për prindër;

    9. Trajtimi i fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe fëmijëve që janë të pakicave dhe minoriteteve etnike;

    10. Keqpërdorimi nga disa librari që po e bëjnë me këtë vendim, në mënyrë që të pasurohen.

    Këto janë gjetjet kryesore nga tryeza e diskutimit me komuna në lidhje me çështjen e arsimit pas vendimit të fundit për sigurimin e teksteve shkollore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark