×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tahiri pasi kushtetuesja rrëzoi pjesërisht Ligjin e Pagave: Ku je nisë, o kryeministër

    Insajderi
    26 December 2023 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pasi kushtetuesja rrëzoi pjesërisht Ligjin e Pagave.

    Tahiri ka thënë se rrëzimi i këtij ligji vetëm në vazhdën e rrëzimit të ligjeve “nga qeverisja e mashtrimit dhe kamuflimit”.

    “Bie Ligji i Pagave, ligje koti që bien herë me rënie të lirë, e herë sipas rrjedhës kaskadë! Rrëzim pasi rrëzimi, dështim pas dështimi, nga qeverisja e mashtrimit dhe kamuflimit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

    Anëtarët e kësaj qeverie, i madh e i vogël, deputeti i AAK-së thotë se “kanë nevojë për trajnime nga ish Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, nga njohës të shtetit të së drejtës, si dhe nga njohjes të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik”.

    “Ku je nisë, o kryeministër, këto janë rezultate të një logjike të mbrapshtë”, potencoi në fund Besnik Tahiri i AAK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark