Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Aberlard Tahiri, është shprehur se PDK është qendra e gravitetit të shtetit të Kosovës.
“Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe është qendra e gravitetit të shtetit të Kosovës” – tha ai.
“Tashmë është e qartë se jo vetëm oferta më e mirë politike për rimëkëmbje, por edhe besimi i plotë e i pa lëkundur në vizionin dhe agjendën shtet ndertuese të PDK-së, e kanë bërë diferencën që do ta shohim me 14 shkurt”. – përfundoi ai.
Abelard Tahiri në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 10 në listën e PDK-ës.