×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tahiri për Edi Ramën: Të hulumtohet origjina kombëtare e tij

    Insajderi
    04 October 2023 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj Edi Ramës e cila ka thënë se Kuvendi i Shqipërisë duhet ta thërras urgjentisht në interpelancë kryeministrin Rama.

    Arsyeja e kësaj, Tahiri thotë se duhet të jetë deklarata e Ramës në Financial Times se Kosova është “tokë e askujt”.

    Këtë, Tahiri e quajti skandaloze dhe antikombëtare dhe se duhet të hulumtohet origjina kombëtare e Ramës.

    “Kuvendi i Shqiperise duhet ta thërras urgjentisht Edi Ramën ne interpelance per deklaraten e tij ne Financial Times se Kosova eshte ‘toke e askujt’ Skandaloze, antikombetare! duhet hulumtuar origjina kombetare e tij”, ka shkruar Tahiri.

    Kryeministri i Shqipërisë në një intervistë për “Financial Times” tha se Kosova është një pikë e nxehtë dhe se me kalimin e viteve është bërë tokë e askujt.

    “Me kalimin e viteve është bërë një tokë e askujt ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”, ka thënë ai.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark