×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tahiri për kushtin e ri të Francës: S’i patëm askujt borxh këtë trajtim eksperimental

    Insajderi
    14 October 2022 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar për vënien e kushtit të r inga Franca për heqjen e vizave.

    Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se BE tani këtë çështje e ka kthyer në telenovelë.

    “Kësaj radhe Franca, radhën tjetër si dihet cilit nga 27 vendet. Dhe, së dyti, edhe pse e vështirë ta faktualizojmë, mundësia që zvarritjet, siç themi ne, ‘ngreh e mos e këput’, të shërbejnë si levë dhe si karotë në raport me pritshmëritë për dialogun të vendeve lidere të BE-së.”, tha ai.

    Madje ai ka thënë se BE po e trajton Kosovën në formë eksperimentale.

    Postimi i plotë:

    Telenovela e BE-së

    Nga një proces teknik dikur, me kalimin e kohës, BE-ja e ktheu liberalizimin në telenovelë. Me diskutimin e kushteve shtesë, mësojmë dy gjëra: së pari, që nuk ka proces brenda BE-së, ku protagonizmi i vendeve anëtare nuk hyn në lojë. Kësaj radhe Franca, radhën tjetër si dihet cilit nga 27 vendet. Dhe, së dyti, edhe pse e vështirë ta faktualizojmë, mundësia që zvarritjet, siç themi ne, ‘ngreh e mos e këput’, të shërbejnë si levë dhe si karotë në raport me pritshmëritë për dialogun të vendeve lidere të BE-së.

    Dinamika e këtij procesi do ta dëshmojë, nëse pas padrejtësisë universale shumëvjeçare ndaj Republikës së Kosovës nga ana e BE-së, po bëhet diplomaci jo transparente dhe kushtëzuese. Kjo telenovelë si bënë nder BE-së.

    Tërë këto vite janë asgjë më shumë se një qasje e gabuar dhe e padrejtë kolektive e BE-së ndaj Republikës së Kosovës në këtë proces.

    Si patëm borxh askujt trajtim eksperimental!. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark