×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tahiri: Prej ardhjes së VV-së në pushtet, kemi parë përpjekje të vazhdueshme për ta penguar punën në IML

    Insajderi
    23 November 2023 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se nga ardha e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, ka pasur përpjekje të vazhdueshme për ta penguar punën në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    Ai ka pyetur nëse është e vërtitë që janë djegur mustaqet e Adem Jasharit dhe mbetjet mortore të Isa Boletinit.

    “Sa here që kemi skandale të mëdha të kësaj qeverie, deputetët e mazhorancës dalin e flasin për Serbinë”, ka thënë Tahiri.

    “Prej ardhjes së LVV-së në pushtet, kemi parë përpjekje të vazhdueshme për ta penguar punën në IML. U ballafaquam me një zjarr-vënie të pasuksesshme, pastaj me humbjen e mostrave të Astrit Deharit, e tash me zjarrin që ka shkaktuar dëm të madh në IML”, ka shtuar ai.

    “A është e vërtetë që mbetjet mortore të Isa Boletinit dhe mustaqet e Adem Jasharit janë djegur?”, ka pyetur Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark