Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka folur rreth programit qeverisës.
Tahiri ka thënë se kjo parti e ka përgatitur programin qe dy javë.
Ai ka theksuar se shtylla kryesore është siguria ku ushtria do jetë faktori kryesor i sigurisë së brendshme dhe të jashtme.
“Pastaj shtyllat tjera të programit tonë janë zbatimi i ligjit të pagës, sepse ekonomia e Kosovës ka shënuar rënie dhe programi ynë do krijoj një fond 1 miliardësh”, ka thënë Tahiri.
Kujtojmë se Besnik Tahiri mbanë numrin 5 në zgjedhjet e 14 shkurtit.