×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Qeveria Kurti do ta përmbyllë mandatin duke lënë kaos në administratë

    Insajderi
    07 August 2024 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka hedhur akuza ndaj Qeverisë lidhur me çështjen e pagave.

    Sipas Tahirit, qeveria Kurti do ta përmbyllë mandatin duke lenë në kaos në administratë.

    “Sot, kur kanë kaluar mbi gjashtë muaj që Gjykata Kushtetuese i kishte dhënë afat qeverisë për t’i korrigjuar këto shkelje, kjo qeveri vazhdon që pasivisht t’i afirmojë shkeljet e veta, sepse nuk ka asnjë interes të bëjë diçka ku nuk sheh hapësirë për ndëshkim dhe penalizim të sektorit publik. Kjo qeveri e nisi me shkelje, dhe do ta përmbyllë duke lënë pas kaos në administratë të shtetit”, ka shkruar Tahiri.

    Theksojmë se Gjykata Kushtetuese kishte gjetur shkelje në disa nene, ku më pas i kishe dhënë afat Qeverisë prej gjashtë muajsh pas hyrjes në fuqi të vendimit të saj, t’i ndryshojë dhe harmonizojë ato nene me Kushtetutën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark