×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri-Qeverisë Kurti: Po mbështetni ata që zhdukën mostrat e Deharit

    Insajderi
    14 September 2023 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga radhët e PDK’së, Abelard Tahiri, ka thënë se zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, është produkt i Qeverisë Kurti.

    Tahiri tha se është e patolerueshme heshtja e Qeverisë për këtë rast.

    Produkt i qeverisjes tuaj është edhe zhdukja e mostrave të Astrit Deharit. Kjo është e patolerueshme se si heshtni ju dhe merrni mbështetje keqpbërsit, kryesit e kësaj vepre”, ka thënë Tahiri.

    Më tej, ai ka paralajmëruar se PDK’ja s’do të marrë pjesë në asnjë votim.

    Prandaj ne si Grup Parlamentar i PDK’së nuk do t’ju mbështesim në asnjë rrethanë, në asnjë votim, në asnjë marrëveshje ndërkombëtare, në asnjë projektligj. Angazhimi jonë do të jetë që kjo legjislaturë të marrë fund sa më shpejt, të shkojë në shtëpi sa më shpejt, mandate t’ju kthehet qytetarëve dhe të shkohet në zgjedhje sa më shpejt”, ka thënë Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark