×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tahiri: Vendit i duhet një Qeveri e re, nuk arrinë me gjetë një gjuhë të përbashkët me ta

    Insajderi
    26 October 2023 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar pushtetin për bojkotimin e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për rritjen e koeficientit të pagave.

    Deputeti i PDK-së tha se është e pamundur të bashkëpunohet me këtë qeveri që të mashtrojnë, që thonë se do marrin pjesë në seancë, e në fund ikin.

    Me ikë prej kësaj seancë, është me ikë prej një përgjegjësie të madhe. Nuk mundemi me bashkëpunu me ta. Nuk arrinë me gjetë një gjuhë të përbashkët me ta”, deklaroi Tahiri.

    Sipas tij, Kosovës i duhet një qeveri e re e që e nxjerr vendin prej sanksioneve, ndërsa shtoi se është gabim që atyre t’u votohen marrëveshjet ndërkombëtare

    Vendit i duhet një qeveri e re, një qeveri e cila e nxjerr vendin prej sanksioneve. Një mazhorancë që e lëshojnë seancën. Është e pamundshme me bashkëpunu me ta. Është gabim me ja votu këtyre marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Tahiri.

    Çdo bashkëpunim që ne ua ofrojmë është e kotë. Sot ky koeficient me të cilin paguhen mësuesi, mjeku, ushtari, policët janë të pamjaftueshme. Njerëzit janë duke pa çdo mundësi me ikë nga Kosova”, theksoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark