Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka zhvilluar një takim me Konsullen e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara në Strasburg, Yvonne Gonzales.
Tahiri njoftoi për këtë takim përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se qëllimi i tij ishte nxitja e koordinimit për të arritur rezultate në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai gjithashtu nënvizoi se takimi solli disa këshilla të rëndësishme që do të merren parasysh me kujdes.