×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Takimi Jasharaj-Abdixhiku reagon nënkryetari i Infermierëve: Mos i politizo kërkesat e mësimdhënëseve

    Insajderi
    02 September 2022 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryesia e Këshillit Grevist në krye me Rrahman Jasharajn sot është takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku e pritet të takohet edhe me Memli Krasniqin e PDK-së. Këto takime nuk janë mirëpritur nga nënkryetari i Sindikatës së Infermierëve, Enlirat Duraku, shkruan Insajderi.

    Duraku përmes një reagimi në Facebook, ka kërkuar nga Jasharaj që të mos t’i politizojë kërkesat e mësimdhënëseve.

    “Përpjekja juaj duhet të fokusohet në promovimin e dialogut social dhe takimin me partnerin social, Qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

    Reagimi i plotë:

    O Rrahman Jashari,

    Çfarë ke more burrë i dheut kështu !?

    Mos e politizo një kërkesë të sinqertë të mësimdhënësve.

    Mos e humb respektin dhe kredibilitetin.

    Nuk i’a vlenë.

    Çfarë dobie kanë këta mësimdhënës nëse ti takohesh me partitë politike ?

    Përpjekja juaj duhet të fokusohet në promovimin e dialogut social dhe takimin me partnerin social, Qeverinë e Republikës së Kosovës.

    Janë pikërisht këto veprime të cilat aktivitetit sindikal i japin konotacion negativ, duke i dhënë pretekst secilit që mendon që aktivitetet sindikale janë të instrumentalizuara dhe në favor të politikës e jo të atyre që me të drejtë kërkojnë kushte më të mira pune dhe mirëqenie më të mirë sociale dhe ekonomike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark