×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Takimi Kurti-Vuçiq, Escobar shkon në Bruksel

    Insajderi
    27 February 2023 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocbar po qëndron në Bruksel, aty ku pritet të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosoëvs, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Kështu ka bërë të ditur korrespodentja e RTK-së, Gjeraqina Tuhina nga Brukseli.

    Ajo nuk ka arritur të konfirmojë nëse Escobar do të marrë pjesë në takimet mes palëve, por ka thënë se ai është parë në Bruksel.

    “Në qytet gjendet edhe Gabriel Escobar, akoma nuk ka konfirmim se do t’i takojë palët por vetëm prezenca e tij tregon edhe për presion e pritjet e larta që ka jo vetëm BE-ja por edhe Amerika që ky takim të rezultojë pozitivisht”,ka thënë ajo në lidhje direkte.

    Ndryshe, pas disa muajve pa takime, Kurti dhe Vuçiq do të takohen përsëri në Bruskel. Kësaj radhe, në tavolinë të diskutimeve është propozimi i BE-së apo plani franko-gjerman për normalizmin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark