×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Takimi me Lajçakun, Bislimi: Insistojmë në sigurimin e barazisë mes palëve

    Insajderi
    06 September 2023 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministëri i Kosovës, Besnik Bislimi është takuar në Bruksel me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Temë ka qenë përgatitja për takimin e nivelit të lartë Kosovë – Serbi, në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Bislimi ka thënë se Kosova mbetet konstruktive dhe insiston në sigurimin e barazisë së plotë të palëve në dialog.

    ”Bisedimet për procesin e dialogut sot para takimit të nivelit të lartë javën e ardhshme. Kosova mbetet konstruktiv dhe insiston në sigurimin e barazisë së plotë të palëve në dialog. Agrmt Bazë duhet të zbatohet në tërësi dhe pa vonesë. Plani i renditjes së drejtë dhe i balancuar është thelbësor”, ka shkruar Bislimi në Twitter

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark