×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Takimi me Ramën – deklarohet Osmani tregon se çka u diskutua

    Insajderi
    06 July 2023 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmanii është deklaruar pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të enjten në Prishtinë.

    Osmani ka deklaruar se me Ramën kanë diskutuar për  proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit

    ”Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit“, ka shkruar Osmani.

    Gjithashtu njoftoi se është folur edhe për raportet në mes dy shteteve.

    “Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike“, ka thënë ajo.

    Nuk dihet nëse do të ketë takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe Edi Ramës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark