×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Takimi Osmani-Abdixhiku, deklarohen nga presidenca

    Insajderi
    18 December 2023 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku, siç njofton Presidenca, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, dhe specifikisht, draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Presidenca njofton se në takim, Osmani “e ka njoftuar z.Abdixhiku për zhvillimet në fushën e sigurisë dhe të politikës së jashtme”.

    “Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka falënderuar të gjitha subjektet opozitare, për mbështetjen ndaj institucioneve të sigurisë në përballje me agresionin e Serbisë”, thuhet në njoftim.

    “Më tej, Presidentja Osmani me z.Abdixhiku ka diskutuar për Drafstatutin e Asociacionit dhe në këtë kontekst, ka ritheksuar se Gjykata Kushtetuese është institucioni që duhet ta bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë, duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë dhe profesionalizmit”, njofton tutje Presidenca.

    Abdixhiku “e ka njoftuar Presidenten lidhur me shqetësimet e LDK-së sa i përket përmbajtjes së Draftstatutit dhe janë diskutuar mundësitë për trajtimin e këtyre shqetësimeve në mënyrë që mos të lejohen dykuptimësi që mund ta dëmtojnë funksionimin e brendshëm të Republikës së Kosovës”.

    “Ftesa për takim u janë dërguar edhe subjekteve të tjera opozitare. Institucioni i Presidencës është vazhdimisht i hapur për koordinim me parti dhe institucione për çështje të rëndësisë nacionale”, thuhet në njoftim.

    Në kuadër të konsultimeve të fundvitit, Presidenca thotë se “krahas takimeve me krerë të institucioneve dhe të partive politike, Presidentja Osmani do të mbajë takime edhe me përfaqësues të komuniteteve joshumicë në Kuvend, me shoqërinë civile dhe me mediat”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark