×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Takohen Bislimi dhe Lajçaku, diskutojnë për përgatitjet e takimit Kurti – Vuçiq

    Insajderi
    06 September 2023 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar në Twitter për takimin që e ka pasur në Bruksel me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e Kosovës.

    Në këtë takim është folur për përgatitjet e takimit të nivelit të lartë javën e ardhshme në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Sipas Lajçakut, fokusi kryesor ishte se si të avancojmë normalizimin e marrëdhënieve.

    ”Faleminderit DPM @BislimiBesnik për takimin sot në Bruksel. Ne patëm një diskutim të gjatë dhe thelbësor në përgatitjen e Takimit të Dialogut të Nivelit të Lartë të javës së ardhshme. Fokusi ynë kryesor ishte se si të avancojmë normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak.

    Takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit vjen pasi muaj më parë në Veriun e Kosovës ka pasur tension të lartë për shkak se Lista Serbe kishte bojkotuar zgjedhjet e prillit të katër komunave veriore. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark