Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka pritur sot boksierin e njohur kosovar, Haxhi Krasniqi, i cili më 5 gusht do t’ua plotësojë dëshirat dhe ëndrrat krejt tifozëve për të boksuar në Prishtinë.
I pari i Prishtinës, bashkë me Krasniqin shkuan në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku ish-kampioni i botës do t’i kryqëzojë boksat në fillim të muajit gusht.
Rama pret që ajo mbrëmje të jetë spektakolare dhe që stadiumi i kryeqytetit të mbushet me shikues.