×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Talebanët ua ndalojnë grave ndjekjen e universitetit

    Insajderi
    21 December 2022 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Talebanët iu kanë ndaluar grave që të ndjekin universitetet në Afganistan, duke shkaktuar një dëshpërim si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Lajmi u njoftua nga ministri i Arsimit që tha se vendimi hyn në fuqi menjëherë.

    Ky vendim iu ndalon edhe më tej arsimimin grave në këtë vend. Vajzat tashmë janë përjashtuar nga shkollat e mesme që kur talebanët u kthyen vitin e kaluar.

    Një studente i tha BBC-së se ajo ishte një vajzë që kishte “humbur gjithçka”.

    Ajo kishte studiuar ligjin islamik të Sheriatit dhe argumentoi se urdhri i talebanëve binte në kundërshtim me “të drejtat që Islami dhe Allahu na kanë dhënë”.

    “Ata duhet të shkojnë në vendet e tjera islamike dhe të shohin se veprimet e tyre nuk janë islame”. tha ajo për BBC.

    Kombet e Bashkuara dhe disa vende e kanë dënuar urdhrin, i cili e kthen Afganistanin në periudhën e parë të sundimit të talebanëve, kur vajzat nuk mund të merrnin arsim formal.

    Raportuesi Special i OKB-së për Afganistanin tha se ishte “një nivel i ri që shkel më tej të drejtën për arsimim të barabartë dhe thellon fshirjen e grave nga shoqëria afgane”.

    Shtetet e Bashkuara thanë se një veprim i tillë “do të vinte me pasoja për talebanët”.

    “Talebanët nuk mund të presin që të jenë një anëtar legjitim i komunitetit ndërkombëtar derisa të respektojnë të drejtat e të gjithëve në Afganistan”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    03 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark