×
  • Showbiz
  • Show

    Tan Brahimi fillon shakat ndaj Oltës, reagimi epik i saj

    Insajderi
    10 February 2023 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e djeshme një zarf i bardhë ka shkuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”, ku Vëllai i Madh ka vendosur që banorët të bëjnë një konferencë për shtyp.

    Të gjithë do të bënin rolin e gazetarëve përballë 3 të nominuarave Deas, Oltës dhe Teas, ku banorët kishin të drejtë të bënin pyetjet e tyre për 60 minuta.

    Gjatë kësaj konference për shtyp, Tani e pyeti Oltën se pse nuk qan, pasi po i dhemb dhëmballa Bledit.

    Kjo pyetje vjen pas prime-t të kaluar, ku aktorja e njohur shpërtheu në lot pas largimit të Amosit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Madje thuajse të gjithë u habitën nga ky reagim i Oltës.

    Ndërkohë në lidhje me pyetjen që i bëri Tani, aktorja iu përgjigj:

    “Unë për dy gjëra kam qarë shumë në këtë shtëpi, ka qenë kur më kanë nxjerrë videon e djalit, që nuk qava fill natën e spektaklit por e shkarkova të nesërmen në mëngjes sa u zgjova nga gjumi. E kur iku Amosi. Unë nuk jam natyrë që qaj lehtë dhe nuk jam natyrë që qaj për çdo gjë”.  

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    17 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark