×
  • Lajme
  • Lajme

    Taravari: Jemi të lumtur pasi e kemi fituar votën e shqiptarëve – sot nisi tërmeti, dridhjet do të ndihen më 8 maj

    Insajderi
    24 April 2024 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga koalicioni VLEN, Arben Taravari ka falënderuar qytetarët të cilët sipas tij, sot dolën masivisht në zgjedhjet presidenciale atje.

    Taravari tha se në këto zgjedhje pjesëmarrja ishte shumë më e madhe sesa në zgjedhjet e kaluara dhe siç tha ai, çdo herë kur ka dalje më të madhe, ajo paralajmëron ndryshimin,

    “Ne si VLEN jemi të lumtur sepse e kemi fituar votën e shqiptarëve. Tash ndryshimi gjendet brenda kutive të votimit të cilat besoj se tash janë hapur dhe pjesëmarrja gjendet po ashtu brenda kutive”.

    “Të gjithë komisionerët dhe votuesit tanë janë ata që e kanë në dorë fitoren. Jemi të gjithë këtu dhe do të garantojmë se secila votë do të jetë i sigurt dhe vullneti demokratik i qytetarit do të shprehet ashtu si duhet”, tha ai në konferencë për media, njofton Klankosova.tv.

    Më tej, Taravari tha se votat e shqiptarëve nuk duhet të preken, ndërsa tha se “tërmeti nisi sot me pjesëmarrje masive, por dridhjet e fundit do të jenë më 8 maj kur do të jenë edhe zgjedhjet parlamentare”.

    Tashmë janë mbyllur të gjitha vendvotimet në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku në garë nga partitë shqiptare ishin Bujar Osmani nga Fronti Demokratik dhe Arben Taravari nga koalicioni VLEN.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark