×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Tare “i merr” të gjithë shqiptarët, pozon me rivalët e Torinos para ndeshjes

    Insajderi
    23 September 2021 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Torino-Lazio luhet prej orës 18:30 dhe si zakonisht do të transmetohet në OverSport, që ka të drejtën e transmetimit për Shqipërinë e Kosovën.

    Në prag të këtij dueli, Igli Tare që është drejtor sportiv i Lazios, ka pasur mundësinë të takohet me dy futbollistët shqiptarë të Torinos, portierin Etrit Berisha dhe mbrojtësin Mërgim Vojvoda.

    Të tre së bashku kanë pozuar për fotografin Nderim Kaçeli, ndërkohë që vihet re mungesa e Strakoshës dhe Hysajt.

    Nga të gjithë këta, vetëm mbrojtësi shkodran është titullar në këtë ndeshje të vlefshme për javën e pestë të Serie A.

    Etrit Berisha, Igli Tare dhe Mergim Vojvoda | Foto: Nderim Kaçeli

    Më pas dy lojtarët shqiptarë të Torinos kanë pozuar edhe me sulmuesin e Lazios dhe Kosovës, Vedat Muriqin. Në fushë më pas nuk ka miqësi… / oversport.tv

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark