×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tash e më shumë se 100 vite, kush i drejton strukturat paralele në Veri të Kosovës?

    Insajderi
    08 January 2023 - 20:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shumta kanë qenë raportimet për strukturat kriminale në Veri të Kosovës. Për to në InDoks të Gazetës Insajderi ka folur edhe Shkuri Aliu.

    Aliu i cili në vitin 2002 dëshmoi në Hagë kundër Vuçiqit, përmend me emra Njësitë që funksionon atje tash e 100 vite.

    “Këto Njësi Speciale, të cilat tash veprojnë në territorin e Komunës së Leposaviqit, Zubin Potokut edhe Zveçanit këto datojnë prej vitit 1912-ën. Mos u habisni fare me emërtim “Hordet serbe”. Ato kurrë njëherë nuk e kanë ndërpre veprimin prej atëherë e deri më sot. Sot janë të emërtume me Njësit e Car Llazarit, Njësia e Oralve të bardhë edhe Beretat e Kuqe por të gjitha janë me një emblemë, e cila thirret Njësit për Operacione Speciale”, tha Aliu për InDoks.

    Sipas tij me këto njësi udhëheq kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    “Këto njësitë e Car Llazarit i ka formuar Daçiq, këtë njësi Speciale e komandon Vuçiq direkt jo banorët e Leposaviqit. Me këto njësi komandon dhe urdhëron vetëm kryetari i shtetit qysh ka urdhëru Millosheviqi. Këto janë shumë të sakta. Këto njësi kanë vepruar edhe në Mal të Zi edhe në Bosnje edhe ende veprojnë edhe në Kosovë”, ka deklaruar ai.


    Rrëfimi i plotë i Shkuri Aliut:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark