×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Të enjten, 7 tetor, fillon rigjykimi i Agim Ademit

    Insajderi
    04 October 2021 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këtë javë, më 7 shtator, është planifikuar që të mbahet seanca e parë e rigjykimit të Agim Ademit, Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës. Lënda është në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë, tek gjykatësi Sabit Sadikaj.

    Seanca e parë e rigjykimit është dashur të mbahej më 24 mars 2021, por nuk ishte mbajtur. Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësje Medije Bytyqi, kishte njoftuar se avokati i Agim Ademit, Labinot Murati, kishte informuar gjykatën se Agim Ademi nuk mund të paraqitej në seancë për shkak të një udhëtimi të planifikuar jashtë shtetit.

    Agim Ademi ishte dënuar me 9 muaj burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës, dënim i cili iu konfirmua nga Gjykata e Apelit më 26 shkurt 2020. Ndonëse sipas urdhërit të  gjykatës Agim Ademi është dashur të shkojë në burg më 18 qershor 2020, ai nuk ishte paraqitur për të filluar vuajtjen e dënimit. Me kërkesë të të të dënuarit për “shkaqe shëndetësore”, vuajtja e dënimit i ishte shtyrë për tre muaj.

    Më 25 gusht Gjykata Supreme e kthen lëndën e Agim Ademit në rigjykim. Seanca e radhës pritet të fillojë të premten, 7 shtator. Më 9 shtator Përfaqësuesja e Kosovës, do të zhvillojë në Suedi, në Friends Arena në Solna, ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, kundër Suedisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark