×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Të enjten dy seanca, do të hidhen në votim marrëveshjet ndërkombëtare

    Insajderi
    16 October 2023 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i VV-së Armend Muja, ka thënë se të enjten do të mbahen dy seanca. Ai pas mbledhjes së Kryesisë tha se problem mbetet votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, si shkak i mos pjesëmarrjes në votim të opozitës.

    “Të enjten do të jenë dy seanca, një seancë me kërkesë të opozitës dhe e dyta do të mbahet sipas rendit të ditës dhe do të jeni disa marrëveshje ndërkombëtare. Ju e dini që kemi pasur vështirësi që këto marrëveshje të votohen. Ne na u tha zyrtarisht nga PDK që këto marrëveshje nuk i votojnë për shkak të sanksionimit të BE-së. Është për keqardhja qëndrimi i tyre. Opozita nuk ka shenja që ka hequr dorë. Këto e vështirësojnë punën e Kuvendit”, tha ai.

    Muja tha se Qeveria e Kosovës i ka zbatuar të gjitha pikat e marrëveshjes se Bratislavës.

    https://www.youtube.com/watch?v=dprTjGLns0Q

    Ai duke u përgjigjur për kërkesën e Listës Serbe për zgjedhje në veri, tha se është miratuar Udhëzimi Administrativ dhe se tash është në dorën e qytetarëve që të vendosin.

    “Ne si shumicë parlamentare e kemi bindjen që qeveria i ka plotësuar të gjitha kërkesat e Bratislavës. Është e fundit që mund të moralizoj është Lista Serbe. Sa i përket Listës Serbe janë disa çështje që duhet sqaruar. Udhëzimi Administrativ është miratuar dhe i mbetet qytetarëve që të vendosin”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark