Pas rikthimit në elitën e futbollit kosovar, FC Ferizaj pas 16 javës gjendet në pozitën e fundit në tabelë.
Ferizajasit kanë shënuar vetëm dy fitore, duke mbledhur gjithsej 12 pikë.
Megjithatë, klubi beson se do të mbeten në Superligë edhe për edicionin e ardhshëm.
“Të bindur që Superliga do ta ketë FC Ferizajn edhe edicionin tjetër, më të fortë se asnjëherë më herët!”, thuhet ndër të tjera në postimin e faqes zyrtare të klubit.
Dallimi në mes të pozitës së gjashtë dhe të fundit është vetëm gjashtë pikë, andaj presim një luftë të madhe për ekzistencë në 20 javët e ardhshme. /Gazeta Olle/