Numri i rasteve me covid-19, është në rritje prej disa ditësh dhe për këtë, mjeku shqiptar Dhimitër Kraja, ka një kërkesë për të gjithë qytetarët.
Ministrja e Shëndetësisë, Orgerta Manastrliu ka shpërndarë një video në të cilën Kraja thotë se prej disa ditësh në spitalin Covid 1, nga pikëpamjet statistikore, ka pasur shtim të rasteve të reja.
Mjeku bën me dije se të sëmurët që janë të shtruar, janë të gjithë të pa vaksinuar. Për këtë arsye ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me të dyja dozat dhe të respektojnë masat e parandalimit të përhapjes së virusit.
“Prej disa ditësh, në spitalin COVID1 ka disa të dhënë të reja, nga pikëpamja statistikore kemi një shtim të rasteve. Një karakteristikë e përbashkët epidemiologjike e këtyre rasteve është se të sëmurët janë të gjithë të pavaksinuar”.
“Pra virusi qarkullon në Shqipëri ende, duke ruajtur infektueshmërnë e tij, për të kapur të pa vaksinuar, ai ruan agresivitetin e tij. Të gjitha këto çojnë në një konkluzion logjik, duhet të vaksinohemi të gjithë! Duhet të vaksinohemi në mënyrë të plotë, jo bëjmë dozën e parë dhe mos të bëjmë të dytën E fundit është se veç vaksinimit që është detyra e të gjithë shqiptareve, duhet të zbatojmë të gjitha masat e parandalimit të përhapjes së sëmundjes”, thotë mjeku Kraja.