Nëse jeni njëra ndër ato që ju pëlqen të eksperimentoni me ngjyrat dhe grimin, atëherë do të jeni më të kënaqura me këtë trend
Domethënë, janë tri nuanca që do t’ju bëjnë të ndiheni të sigurta dhe të veçanta.
Pasi të guxoni dhe të provoni ato nuanca që do t’ju “tërheqin” nga zona juaj e rehatisë, mund t’ju vijë keq që nuk i keni përdorur më parë.
Hidhini një sy tri pamjeve të grimit që mund t’ju motivojnë t’i mbani këto nuanca në sytë tuaj:
1. Nuanca e kuqe do të duket më së miri në sy të shndritshëm. Nëse ju është e tepërt që fillimisht ta vendosni mbi të gjithë qepallën, shtojeni në skaje të qepallës dhe do të shihni se si do të shkëlqejnë sytë tuaj.
2. E gjelbra do të sjellë frymën e natyrës dhe do të ndiheni plotësisht më të gjalla, më të vendosura dhe më të lira. Do të keni një efekt edhe më të madh nëse e aplikoni kur është ditë me diell.
3. Bluja është një zgjedhje e shkëlqyer si për sytë e errët ashtu edhe për sytë e shndritshëm. Do t’ju hapë pamjen, do të ndiheni më me vetëbesim dhe do të jeni të sigurta në çdo hap tuajin. Mos harroni të filloni gjithmonë me një sasi të vogël hije!