×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Të gjithë e njohin si 1 prilli” – ish trajnerja e Kosovës zbulon nofkën e Agim Ademit

    Insajderi
    07 February 2022 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Afërdita Fazlija ka akuzuar Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, duke e krahasuar sundimin e tij në federatë me atë të ish-regjimit serb në vend, pasi u shkarkua nga posti i trajneres së Kombëtares së vashave të Kosovës.

    Fazlija mbrëmë ishte e ftuar në emisionin “Sportin në KTV”, në të cilin ka folur për shumë problemet e FFK-së dhe shkarkimin që sipas saj, vendimin direkt e mori Agim Ademi.

    Ish-nënkryetarja e FFK-së po në këtë emision foli edhe për nofkën e të parit të FFK-së, që sipas saj të gjithë në publik e dinë.

    “Del edhe shkruan aty që prej vitit 2000 është nënkyretar i FFK-së, është një njeri, thjesht është një gënjeshtar i llojit të vet. Nofka është 1 prilli. Po më duket se të gjithë ata që e njohin sportin dhe futbollin, e dinë që ajo është nofka e tij”, ka deklaruar Fazlija, transmeton Insporti.com.

    Data një prill, njihet si ditë ndërkombëtare e gënjeshtrave në botë.

    FFK-ja njoftoi në fillim të shkurtit se vendosi të mos ia vazhdoi Fazlijajt marrëveshjen, duke i dhënë fund epokës së saj 10-vjeçare në krye të kombëtares së vashave.

    Ajo duket të mos e këtë marrë me lehtësi mënyrën se si u largua nga kombëtarja, duke e akuzuar  direkt Ademin për këtë.

    Në këtë vit do të mbahen zgjedhjet për të parin e FFK-së dhe tashmë veç se ka filluar mledhjen e nënshkrimeve të delegatëve, Agim Ademi përkundër skandeleve të një pas njëshme dhe problemeve me ligjet e Kosovës. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark