×
  • Sport
  • Sport

    Të gjithë në shitje, vetëm tre futbollistë e kanë të sigurt qëndrimin te Man Utd

    Insajderi
    01 May 2024 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania INEOS e Sir Jim Ratcliffe siguroi një 25 për qind të aksioneve në Manchester United në fund të vitit 2023 dhe kështu mori përsipër menaxhimin e klubit, pra të gjitha operacionet e futbollit.

    Ratcliffe, një nga britanikët më të pasur, ka në plan të rinovojë ekipin në afatin kalimtar të verës, shkruan Mirror ,.

    Shumë lojtarë mund të largohen nga Old Traford,  me Man Utd që është në vendin e gjashtë në Ligën Premier dhe ka vite që endet pas largimit të trajnerit legjendar Sir Alex Ferguson.

    Mirror ka raportuar se drejtuesit e United do të shqyrtojnë ofertat për të gjithë, përveç tre lojtarëve, Kobbie Mainoo, Rasmus Hojlund dhe Alejandro Garnacho.

    Ata konsiderohen si e ardhmja e klubit dhe synimi është gjetja e një portieri, një mesfushor qendror dhe një sulmuesi.

    Nga ana tjetër, lojtarët që mund të largohen janë Anthony Martial, Raphael Varane, Brandon Williams, Jadon Sancho, Antony, Mason Greenwood, Victor Lindelof, Christian Eriksen, Donny van de Beek dhe Casemiro.

    Shitja e Marcus Rashford nuk është e nevojshme, por nëse do të shfaqej një opsion i kënaqshëm dhe lojtari donte të largohej, një marrëveshje mund të binte dakord. /Telegrafi/ 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark