×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Të kisha lanë me palu gazeta. Nuk e ki dukjen…”, Batatina ishte bërë viral edhe në 2021, ofendonte në studio Qeqa Krelanin

    Insajderi
    24 February 2023 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina dhe gazetarja e njohur kosovare, Qeqa Krelani në vitin 2021 patën qenë të ftuar në emisionin “Sporti Total” në KTV, ku kanë analizuar ndeshjet e xhiros së 28-të në elitën e futbollit kosovar.

    Batatina dhe Krelani asaj kohe kishin pasur një debat të ashpër mes veti, duke kaluar edhe në ofendime të rënda.

    Debati mes tyre ka eskaluar kur gazetarja e ka pyetur Batatinën së cilat janë objektivat e klubit të Llapit duke i pa këto rezultate që kanë llapjanët.

    Më poshtë keni të transkriptuar debatin e ashpër mes Krelanit dhe Batatinës në 2021.

    Qeqa: Unë mendoj që ka filluar, jo ka filluar por besimi ndaj teje si trajner ka humb shumë shumë moti. Tash me trego zotëri Batatina kur vazhdimisht i ki këso lloj rezultate me trego cilat janë objektivat?

    Batatina: Ti ja nuk je në botë të futbollit në Kosovë. Çfarë gazetare je ti që nuk e di çfarë pozicioni ka Llapi? Ti spe dishe. Ti qysh thu nuk është një skuadër brenda objektivave kur është afër finales së Kupës së Kosovës.

    Qeqa: A e ke fitu Kupën, a je në finale apo afër finales?

    Batatina: Ti në gazetari ndoshta punon diçka tjetër, nuk e besoj që e përcjellë futbollin. Nëse e përcjellë futbollin në gazetari, ti duhet me pa ndryshe. Në gazetari mundesh me palu gazeta ose me pastru diçka, por me analizu futbollin në qitë mënyrë jo, se nëse një skuadër që është afër finales edhe është brenda objektivave. Nuk e di qysh me kanë skuadra brenda objektivave kur është afër finales. Askush nuk thotë që unë e fitoj finalen.

    Qeqa: A je në finale?

    Batatina: Po unë, s’jam unë në finale.

    Qeqa: Po në cilën pozitë je?

    Batatina: Po s’ka të bëjë në cilën pozitë je.

    Qeqa: Qysh more ska të bëjë, ka të bëj më pozicion.

    Batatina: Po ska të bëjë pozicionin.

    Qeqa: Ti me thu palo gazeta, me fal nëse unë duhet me palu gazeta ti duhet me jap dorëheqje.

    Batatina: 99% unë me kanë menaxher i yti, veç gazeta të kisha lanë me palu.

    Qeqa: Mu me vjen keq që je menaxher i Llapit se po shihet në çfarë pozite je. Me qenë menaxher i imi me fal por duhesh me kanë i kualifikuar.

    Batatina: Mas pari është gjynah se kualifikimi yt s’ka të bëjë hiq me mu, se unë jam magjistër nën 1, jam i licencuar nën 2, e ti është gjynah që të thirrin televizionet me komentu futbollin.

    Qeqa: Unë nuk bi në nivelin tënd, ti ke fillu me ofendime, unë po ti qes faktet.

    Batatina: Unë po e shoh që nuk ka eksperiencë si gazetare me vlerësu një skuadër.

    Qeqa: Kjo gjuhë e komunikimit tek ti është shumë e ultë edhe s’ka të bëjë fare niveli qe ti e tregon.

    Batatina: Niveli më i ulët i jemi është që unë me ty debatoj ni studio, për të cilën gazetari nuk me ka njoftu se nuk isha ardh hiq se nuk je i nivelit tem me ardh hiq në studio me ty dhe nuk do të jem më në asnjë emision që merr ti pjesë.

    Qeqa: Sepse ti i ik realitetit.

    Batatina: Për arsye se ty edhe Ardian Nuhiu edhe Tahir Batatina të pengon, ty te pengon ndoshta se ty edhe shumë keni mëndu diçka tjetër edhe i ka dal diçka tjetër Llapit.

    Qeqa: Jo jo nuk kemi mëndu, por nëse ti flet për nivele atëherë i yt i mexhaimit edhe i trajnerit është minus zero, a nëse fillon me nivele të ofendimit është diçka tjetër. Niveli i jem është 20 vite përvojë në gazetari.

    Batatina: Mas pari niveli i joti në studio nuk është i një gazetari që duhet me qenë, mas pari prej dukjes në një emision sporti.

    Qeqa: Shumë mirë jojo shumë mirë që e tregon nivelin tënd të komunikimit.

    Batatina: Nuk ka drejtë me fol diçka çka nuk është në realitet.

    Qeqa: Jo jo, nëse e ki ndërmend me ofendu unë nuk muj me ra në nivelin tënd.

    Batatina: Nëse të pengon Drita e Llapi diçka dil publikisht thuje.

    Qeqa: Jo jo nuk është që me pengon me fal.

    Batatina: Çdo emision ti je kundërshtare e Dritës dhe Llapit.

    Qeqa: Nuk është e vërtetë, me rezultate sinqerisht t’ish kanë një trajner tjetër kish met pa punë 10 vjet, me qito rezultate që i ki.

    Batatina: Po ani ti lype at trajnerin tjetër.

    Qeqa: Por përparësia jote është që i ki vëllezërit në klub edhe bon çka të dush, t’ish kanë dikush tjetër ish skuq pak, kaq.

    Batatina: Po ti mënon ashtu, se niveli jot është ashtu, qaq din qaq mënon.

    Qeqa: Po unë mënoj normal, unë jam qyki nivel/GazetaInfokus/.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark