Të konsumosh ëmbëlsira me kanabis është më e dëmshme se sa ta tymosësh atë. Sipas ekspertëve në të vërtetë çrregullimet mendore dhe kardiake janë më të shpeshta tek ata që e konsumojnë kanabisin në formën e produkteve të shitura në dyqanet të hapura tashmë pothuajse në të gjithë botën.
Këto janë produkte shumë të lehta për tu gjetur dhe të mendoni se në Itali janë rritur me 75% dyqanet që shesin të tilla produkte në krahasim me vitin 2017-të.
Një studim është bërë në Kolorado ku kanabisi është ligjor dhe në një botim të “Annals of Internal Medicine” thuhet se në atë zonë kishte shumë raste të helmimit akut me shumë çrregullime psikiatrike dhe më shumë problem kardiovaskulare. Kjo dallohej tek ata që kishin konsomuar kanabis përmes produkteve të ngrënshme dhe jo atë që e tymosin.
Ekspertët thonë se kur tymoset kanabis efektet fillojnë të ndihen brenda pak minutash dhe trupi reagon menjëherë me simptoma si çrregullime gastroinstestinale që të shtyjnë për të ndalur konsumin. Ndërsa nga ana tjetër kanabisi nëpërmjet ushqimit absorbohet ngadalë dhe asimilimi i saj në trup ndryshon sipas formës së produktit të konsumuar . Efektet nuk janë të menjëhershme dhe kjo çon në dëshirën për të marrë më shumë doza duke shkaktuar një akumulim të substancës në trup dhe të çon në shqetësime dhe dëme të mëdha.
Ky fenomen u vërejt nga stafi mjekësor në një nga spitalet e Universitetit të Kolorados duke u analizuar 10 mijë pacientë dhe zbuluan se 3 mijë prej tyre kishin çrregullime që i atribuoheshin ekskluzivisht përdorimit të kanabisit dhe se 250 kishin marrë vetëm doza orale. Problem ishin psikike dhe kardiologjike.