×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Të ndalet menjëherë presioni ndaj drejtorëve të shkollave”, Hyseni reagon kundër presioneve në Podujevë

    Insajderi
    05 September 2022 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni ka bërë thirrje që të mos bëhet presion ndaj drejtorëve të shkollave për fillimin e mësimit në Podujevë.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Hyseni shkroi se akterët qeveritar duhet që me përfaqësuesit sindikalë të gjejnë zgjidhje.

    Tendenca e përdorimit të shkollave të Llapit për realizim të axhendave politike do të prodhojë probleme edhe për të ardhmen” – shkroi ndër tjerash Hyseni.

    Reagimi i plotë:

    “Të ndalet menjëherë presioni ndaj drejtorëve të shkollave dhe personelit arsimorë në Podujevë.

    Akterët qeveritarë të ulen me përfaqësuesit sindikalë dhe të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e situatës së krijuar. Kjo është rruga e vetme. E jo presioni përmes pushtetit lokal.

    Ky është problem i nivelit qendror dhe përdorimi i komunave për qëllime politike eshtë i papranueshëm.

    Situata e krijuar sot nga ndërhyrja e pushtetit lokal në drejtorët e shkollave po shkakton konfuzion të madh te prinderit dhe nxënësit tanë. Kjo është e papranushme!

    Tendenca e përdorimit të shkollave të Llapit për realizim të axhendave politike do të prodhojë probleme edhe për të ardhmen, sepse të njejtit do të punojnë bashkë edhe pas këtyre situatave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark