×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Të pashpirtët ta morën jetën”, postimi i motrës së 41-vjeçarit që u ther për vdekje në Fushë-Kosovë

    Insajderi
    13 February 2023 - 09:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë në familjen Hamiti në Prishtinë. Familjari i tyre, Arsim Hamiti u ther për vdekje me thikë rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë.

    Fatkeqësisht 41-vjeçari nuk arriti të mbijetojë dhe u dërgua në Emergjencë pa shenja jete, ku u konfirmua vdekja e tij.

    Përveç Policisë, lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe familjarët në rrjetet sociale, ku kanë shkruar fjalë prekëse për të ndjerin.

    “Nuk do ta besoja asnjëherë qe do ik kaq shpejte kishim shume plane vëlla Arsim ….. por te pashpirtët ta moren jeten”, shkroi ajo.

    . Policia e Kosovës tashmë ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me këtë rast.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark