Në përleshjen e mbrëmshme me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” i përfshirë ishte edhe Hysi Gecaj pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Përpos Hysi Gecajt, pjesë e FSK’së raportohet se ishte edhe Kastriot Ramadani, 39 vjeçari i cili mbeti i vrarë. Ramadani ishte pjesëtar rezervë.
Se Ramadani rrinte nën shoqërinë e një personi me të kaluar kriminale e dëshmuan edhe fotografitë e publikuara në profilin e tij personal në Facebook.
Bëhet fjalë për Dukagjin Nikollaj i njohur me nofkën “Duka”. Ai është i kërkuar nga FBI nën dyshimet për trafik droge në mes Kanadasë dhe Nju Jorkut.
Ndërkohë Insajderi raportoi se momentin e sulmit ishte Hysi Gecaj ai që ndodhej në tavolinë me Nikollajn.
Se Gecaj dhe Ramadani janë pjesëtarë të FSK’së po e mohon zëvendësministri i Mbrojtjes Shemsi Syla.
Në një prononcim për Klan Kosovën, Syla deklaroi se të lartpërmendurit nuk janë pjesë e FSK’së.
“Mund të ju konfirmoj se i vrari në këtë ngjarje tragjike nuk është pjesëtar i FSK-së dhe nuk ka të përfshirë nga FSK-ja në këtë rast”, deklaroi Syla.
Nga përleshja e mbrëmshme mbetën të lënduar rreth 20 persona. /Gazeta Insajderi