Insajderi
Lajme

Të përkushtuara ta thellojnë bashkëpunimin

Insajderi
28 July 2016 - 13:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka.

Në takim, ministrja Hoxha falënderoi kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për angazhimin dhe punën e deritanishme, njëherësh shfaqi përkushtimin e saj për thellimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Daka e informoi ministren Hoxha për punët e deritashme, objektivat dhe sfidat me të cilat përballet KQZ-ja, ndërsa kërkoi nga ajo që koordinimi dhe bashkëpunimi i deritanishëm të vazhdojë edhe më tutje.

Me këtë rast, ministrja Hoxha theksoi se është e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes dhe ndihmës institucionale në përballimin e sfidave, ndërsa kërkoi që transparenca, llogaridhënia, efikasiteti dhe informimi i qytetarëve të jenë prioritete kyçe në vazhdimin e punëve./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark