Kandidati për deputet nga AAK-ja, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Besnik Tahiri ka takuar sot një grup të rinjsh, me të cilët ka biseduar lidhur me preokupimet e tyre.
Tahiri ka deklaruar se rinia zë një vend të rëndësishëm në programin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Në programin e Aleancës, veçanërisht rinia zë një vend të rëndësishëm si potencial, i cili është garantues për zhvillim të qëndrueshëm të vendit. Bashkëbiseduam së bashku me kandidaten për deputete, znj. Bjondina Kleqka, për çështjet që e preokupojnë, si dhe së bashku qartësuam prioritetet tona për politikat e punësimit dhe avancimit të rinisë së vendit”, ka shkruar Tahiri pas këtij takimi.
Besnik Tahiri mban numrin 5 në listën e AAK-së për deputetë. /Insajderi.org