×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Të sëmurët kronikë të mos agjërojnë

    Insajderi
    24 March 2023 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në ndërkohë, mjekët rekomandojnë që gjatë periudhës që pason sidomos nëse rriten temperaturat, të mos qëndrohet gjatë kohë në diell sepse lehtë mund të vjen deri tek problemet shëndetësore si pasojë e mungesës së ujit.

    Besimtarët e fesë myslimane kanë filluar muajin e ramazanit, muaj kur ata gjatë ditës privohen nga konsumimi i ushqimit. Por, krahas dobive që ka organizmi i njeriut gjatë kohës së agjërimit, megjithatë qytetarët duhet të kenë kujdes, sidomos ata me sëmundje kronike.

    Mjekët rekomandojnë që të gjithë ata që kanë probleme shëndetësore duhet që të mos i nënshtrohen agjërimit sepse mundet shumë lehtë që të komplikojnë situatën me shëndetin e tyre. “Sugjerimet tona janë për pacientët të cilët janë me sëmundje kronike, qoftë me diabet, qoftë ata me sëmundjet e veshkave, apo me probleme kardiovaskulare, pra me një fjalë ata që e kanë gjendjen shëndetësore të rënduar, që mos e cenojnë edhe më shumë shëndetin e tyre duhet të kenë kujdes dhe të mos agjërojnë”, thotë mjeku Bekim Ismaili.

    Krahas kësaj, ata që mbajnë ramazan, duhet të jenë të kujdesshëm me mënyrën e të ushqyerit gjatë kohës iftarit por edhe syfyrit. Duhet të konsumojnë ushqime më të lehta, më pak të yndyrshme dhe më shumë lëngje, thonë mjekët. Apelohet që qytetarët mos konsumojnë edhe shumë ëmbëlsira. “Këta qytetarë duhet që të mos përdorin ushqime të rënda apo të yndyrshme si gjatë kohës së iftarit poashtu edhe gjatë kohës së syfirit. Fillimisht duhet të përdorin lëngje, sepse organizmi ka nevojë që të rihidratohet pasi që më shumë se dhjetë orë, nuk konsumojmë asgjë, prandaj ka nevojë për konsum të më shumë lëngjeve, veçanërisht ujë.

    Poashtu duhet që edhe ushqimet që kanë më shumë lëngje dhe janë të lehta duhet të konsumohen, drithërat duhet të përdoren, ushqimet që kanë fibra që të ndikohet dhe në veprimin dhe punën e zorrëve sepse, kur konsumojmë ushqime të rënda, proteina apo karbohidrate do të rëndojmë lukthin tonë dhe do të kemi probleme shëndetësore”, apelon mjeku Bekim Ismaili.


    Në ndërkohë, mjekët rekomandojnë që gjatë periudhës që pason sidomos nëse rriten temperaturat, të mos qëndrohet gjatë kohë në diell sepse lehtë mund të vjen deri tek problemet shëndetësore si pasojë e mungesës së ujit.

    “Gjatë kohës kur temperatura është më e lartë edhe nevojat e trupit për lëngje shtohen kurse në anën tjetër ne hidratohemi, pra humbin lëngje dhe nuk konsumojmë dhe mos ekspozohen në diell”, tha Ismaili. Mjekët rekomandojnë që të agjërojnë të gjithë ata persona që janë në gjendje të mirë shëndetësore, sepse përvoja nga vitet e kaluara tregon se ka shumë pacient që në orët e pasditës fillojnë të kenë shqetësime shëndetësore, ndërsa ka shumë pacient që ndihmojnë kërkojnë menjëherë në orët e mbrëmjes pasi të kenë konsumuar iftarin, prandaj kërkohet më shumë kujdes. (koha.mk)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark