×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Të shtëna me armë në Ozdrim të Pejës- Arrestohet një person

    Insajderi
    19 December 2023 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 14 dhjetor rreth orës 20:13, ёshtё raportuar se në fshatin Ozdrim të Pejës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

    Pas një pune intensive nga ana e Policisë, sot rreth orës 11:47, është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar.

    Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar:

    • Një pushkomitraloz i lehte kal.7.62x39mm + një karikator i së njëjtës armë;

    • Një pushkë gjuetie gjysëm-automatike, model R570 M,kal.12mm;

    • Një pushkë ajrore “Perfecta”, Mod.45 kal.4.5mm;

    • Një pistoletë Ekol Tuna kal.6.35mm+nje karikator i së njëjtës;

    • Një pistoletë M-57 kalibër.7.62x25mm +një karikator i së njëjtës armë;

    • Një pistoletë me gaz Blow C06 kalibër 9mm PAK + një karikator i së njëjtës;

    • 16 fishekë kalibër 7.62×25 mm;

    • 13 fishekë kalibër 6.35mmm;

    • 93 fishekë kalibër 7.62x39mm;

    • 1 kuti me diablla kalibër 4.5mm;

    • 47 fishekë me gas kalibër 9 mm PAK;

    • 14 fishekë për pushkë gjuetie kalibër 12mm;

    • 3 gëzhoja kalibër 7.62x39mm;

    • 1 gëzhojë për pushkë gjuetie kalibër 12mm;

    • 1 shënjestër optike me mbishkrimin BUSHNELL 1×40 RD;

    • 1 thikë ngjyrë e zezë me numër MF12 me futroll;

    • Një leje e armës së gjuetisë në emër të Albert Talaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark