×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohen dy persona

    Insajderi
    13 April 2024 - 09:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi kishin shtënë disa herë në ajër me armë zjarri.

    Rasti ka ndodhur dje në fshatin Shkabaj.

    “Janë arrestuar dy te dyshuari meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kishin shtënë disa herë në ajër me armë zjarri. Gjatë kontrollit, te  të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: dy pistoletë dhe një karikator, ndërsa në vend të ngjarjes janë gjetur tetë gëzhoja. Të dyshuarit, me vendim të prokurorit lirohen, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark