×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Të shtëna me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë – një person po intervistohet nga policia

    Insajderi
    18 April 2024 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e së enjtes, shkruan Insajderi.

    Nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë një person është duke u intervistuar nga policia..

    Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, tha ajo.

    Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar, konfirmoi zëdhënësja.

    Ajo bëri me dije se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që prezenca e njërit prej personave të përfshirë në rast është siguruar nga ana e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark