Kombëtarja e Kosovës të shtunën zhvillon një ndeshje tejet të rëndësishme ku pas saj edhe do të dihet edhe fati i dardanëve në këto kualifikime për kampionatin Evropian.
Kosova ndeshet me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa pritshmëritë nga ky takim janë shumë të mëdha. Atmosfera në stadium pritet të jetë e zjarrtë pasi të gjitha biletat janë shitur në kohë rekorde.
Gjithsesi, Zvicra mbvetet favorite e madhe gjë të cilën e konfirmojnë edhe kompanitë e basteve ku fitorja e helvetikëve koutohet me 1.65 ndërsa ajo e Kosovës me 5.50. Barazimi ka koutën 3.75.
Ndeshja Kosova – Zvicra luhet të shtunën nga ora 20:45.