×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Teatri Kombëtar i Kosovës në skenën ndërkombëtare

    Insajderi
    24 August 2023 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shfaqja “The Best European Show” do të bashkojë talente nga e gjithë Evropa, përfshirë Kosovën, dhe ky shënon një hap të rëndësishëm në projektimin e artit tonë në skenën globale.

    Ko-produksioni, provat e të cilit veçse kanë filluar, ka bërë bashkë Teatrin Kombëtar të Kosovës, Teatro Due – Parma, Teatri Kombëtar Slloven – Nova Gorica, Teatr Opole dhe Teatru Malta.

    Aktorët Armend Smajli dhe May-Linda Kosumovic nga TKK, së bashku me kompozitorin Trimor Dhomi, e plotësojnë produksionin me aftësitë e tyre të jashtëzakonshme artistike.

    Shfaqja trajton çështjet bashkëkohore evropiane përmes një jurie teatrore që mblidhet të zgjedh shfaqjen më të mirë evropiane.

    Datat e premierave në teatro:

    • Opole – Poloni: 13 tetor 2023
    • Parma – Itali: 21 tetor 2023
    • Valeta – Maltë: 9 shkurt 2024
    • Nova Gorica – Slloveni: 16 prill 2024
    • Prishtinë – Kosovë: 25 prill 2024

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark