×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tejkaloi shpejëtsinë, i konfiskohet patent-shoferi 24 vjeçarit nga Ferizaji

    Insajderi
    20 March 2024 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës në Ferizaj ka gjobitur një shofer të moshës 24 vjeçar, i cili me veturë ka tejkaluar shpejtësinë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka vozitur në shpejtësi 79 km/h.

    Ndaj shoferit, policia ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse në vlerë 300 euro, i janë hequr 3 pikë negative, dhe për 6 muaj i është marrë patentë shoferi.

    “Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, policia u benë apel qytetarëve, që ta njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark