×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, gjobitet ferizajasi

    Insajderi
    24 March 2023 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjobitur një shofer për tejkalimin e shpejtësisë në Ferizaj.

    Shoferi është ndaluar nga policia të enjten rreth orës 12:55 në rrugën “Brahim Ademi”, pasi ka zhvilluar shpejtësi 96 km/h në zonën e kufizimit 50 km/h.

    “Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet D.TH (M/K) i moshës 33 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, tri pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, thuhet në komunikatën për media.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka apeluar te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

    “Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark